Granit Xhaka deklarohet pas barazimit ndaj Bayernit: Meritojmë respekt pasi kthyem dy herë rezultatin

  • S.A /
  • 16 September 2023 - 16:14
Granit Xhaka deklarohet pas barazimit ndaj Bayernit: Meritojmë respekt pasi kthyem dy herë rezultatin

Bayer Leverkusen ka marrë një barazim shumë të vlefshëm në udhëtim te Bayern Munich në Allianz Arena, transmeton "Kosova Sot Online".

Me barazimin e mbrëmshëm në Allianz Arena, Leverkusen mbetet i pamposhtur në Bundesliga pas katër xhirove me tre fitore e një barazim.

Granit Xhaka ka qenë ndër më të mirët në fushë dhe u vlerësua jashtëzakonisht shumë për paraqitjen e bërë ndaj bavarezëve.

Lexo po ashtuParaqitja e Granit Xhakës ndaj Bayern Munich – mesfushori shqiptar prej më të mirëve te Bayer Leverkusen.

“Kthimi në rezultat dy herë meriton respekt”, tha Xhaka pas barazimt që morën ndaj Bayernit.

“Është ende shumë herët për të folur kaq shumë, por ne vërtetë kemi bërë jë lojë të mirë ndaj Bayernit”, deklaroi Xhaka pas ndeshjes.

Lexo po ashtuA është Granit Xhaka mesfushori fundor më i mirë në Bundesligë? Shumë ekspertë e thonë këtë gjë

Xhaka është shëndrruar në lider te Bayer Leverkusen dhe po vlerësohet lartë për paraqitjet e tij në Bundesliga.

Në xhiron e ardhshme Xhaka me shok do të përballen me Heidenheim në ‘Bay Arena’.

(Kosova Sot Online )