Liverpoli merr fitore të madhe me përmbysje ndaj Wolvesit

  • S.A /
  • 16 September 2023 - 16:18
Liverpoli merr fitore të madhe me përmbysje ndaj Wolvesit

Liverpooli ka marrë një fitore shumë të rëndësishme, teksa ka mposhtur Wolverhampton Wanderers me rikthim në udhëtim 1-3, transmeton "Kosova Sot Online ".

Ndeshja nisi më mirë për skuadrën vendase, që vetëm pas shtatë minutash lojë gjeti golin e epërsisë. Hwang He-Chan realizoi gol të bukur pasi u shërbye mirë nga portugezi Pedro Neto për 1-0. Në pjesën e parë më të mirë ishin vendasit kur Cunha pati rast të artë për 2-0, por nga afërsia nuk goditi mirë. Kësisoj 45 minutat e para të ndeshjes përfunduan me epërsinë minimale të vendasve 1-0. Pjesa e dytë nisi më mirë për mysafirët, ku pas 10 minutave gjetën golin e barazimit me Cody Gakpon që realizoi nga afërsia për 1-1 pas asistimit nga Mohamed Salah.

The Reds siguruan tre pikët në pesë minutat e fundit të ndeshjes, kur Salah asistoi sërish kësaj radhe për Andy Robertson që shënoi për 1-2. Sulmuesi egjiptian kompletoi het-trikun me asistime në minutën e 91-të pasi shërbeu bukur Elliotin që realizoi për 1-3. Me këtë fitore The Reds ngritën në krye të Ligës Premier me 13 pikë pas pesë ndeshjeve, derisa Wolves mbeten në pozitën e 15-të me vetëm tre pikë.

(Kosova Sot Online )