Arsenali goditet përsëri nga lëndimet, Martinelli i "paralizuar" detyrohet të zëvendësohet

  • S.A /
  • 18 September 2023 - 08:59
Arsenali goditet përsëri nga lëndimet, Martinelli  i

Arsenali ka humbur sulmuesin brazilian Gabriel Martinelli shkaku i një lëndimi në pjesën e parë të ndeshjes kundër Evertonit, transmeton "Kosova Sot Online".

Martinelli mendoi se kaloi Arsenalin në epërsi kundër Evertonit në Goodison Park por që goli i tij u anulua nga VAR pasi që Nketiah ishte në pozicion jashtë loje.

Braziliani më vonë kërkoi që të largohet nga ndeshja pasi që pësoi një lëndim dhe u zevëndësua me belgun Leandro Trossard.

Pas ndeshjes për lëndimin e Martinellit ka folur edhe Arteta.

“Ai ndjeu një dhimbje në kofshë dhe kërkoi zëvendësi, kështu që, ka nevojë për një fotografim të kofshës”.

Arsenali do të shpreson që lëndimi nuk është serioz pasi që tani ata kanë një orar të ngjeshur me takime brenda dhe jashtë. Fillimisht ata do të luajnë në Ligën e Kampionëve kundër PSV para se të luajnë me Totteënhamin në Emirates në javën e ardhshme. Arsenali po ashtu do të luan kundër Brentford dhe Bournemouth para se të përfundojë muaji.

(Kosova Sot Online )