Trepça i dënon incidentet e mbrëmshme “të shkaktuara nga disa individë”

  • S.A /
  • 18 September 2023 - 13:05
Trepça i dënon incidentet e mbrëmshme “të shkaktuara nga disa individë”

Klubi i basketbollit Trepça ka reaguar për incidentet që ndodhën mbrëmë në ndeshjen finale të Superkupës së basketbollit kundër Pejës, transmeton "Kosova Sot Online ".

Tifozët mitrovicas u larguan nga tribunat pas incidenteve që i shkaktuan në fund të pjesës së parë, me ç’rast ndeshja u ndërpre për një kohë të gjatë.

E “Xehetarët”, të cilët triumfuan në fund, e dënojnë këtë incident, i cili thonë se u shkaktua nga disa individë, por jo edhe nga krejt “Torcida”. Këta individë, shtojnë mitrovicasit, me këtë rast mundohen t’i bëjnë dëm klubit dhe t’ia prishin imazhin atij. Më poshtë mund ta lexoni reagimin e klubit mitrovicas në rrjetet sociale.

(Kosova Sot Online )