Messi zbulon pamjen e re – kjo do të thotë vetëm një gjë për garën e Topit të Artë

  • S.A /
  • 19 September 2023 - 12:04
Messi zbulon pamjen e re – kjo do të thotë vetëm një gjë për garën e Topit të Artë

Ylli argjentinas i Inter Miamit, Lionel Messi ka bërë një ndryshim në pamjet e tij, ndryshim i cili nga njerëzit e konspiracioneve lidhet me Topin e Artë, transmeton "Kosova Sot Online ".

Messi u transferua në verë te klubi nga Mayor League Soccer si lojtar i lirë, pasi kontrata e tij me Paris Saint-Germain skadoi. Megjithatë, emri i sulmuesit argjentinas vazhdon të përbej lajm për çdo lëvizje.

Lexo po ashtuKompletohet lista me 30 kandidatët në garë për "Topin e Artë 2023" - Halaand, Messi dhe Mbappe favoritë, mungon Ronaldo. Messi së fundmi e ka rruar mjekrën e tij dhe mediat kanë ‘shpërthyer’. Siç mund ta dini, argjentinasi shpesh e bën këtë përpara ceremonive të tij të lavdishme të Topit të Artë. Ky i këtij viti do të zhvillohet në tetor, kështu që kjo mund të jetë me të vërtetë mënyra për t’u përgatitur për të! Dhe nëse jo, kjo mund të nënkuptojë se MLS është në rrezik. “Versioni më i rrezikshëm i Messit”, “Vëllezër, u kthye në 2015”, “91 gola të shënuar”, dhe “MLS duhet të përgatitet për atë që do t’i godasë”, ishin disa nga komentet e tifozëve në rrjetet sociale.

(Kosova Sot Online )