Kosova duhet t'i pezullojë bisedimet në Bruksel me Serbinë

Kosova duhet t'i pezullojë bisedimet në Bruksel me Serbinë
Kosova duhet t'i pezullojë bisedimet në Bruksel me Serbinë

Agim Bajrami

  • 19 September 2023 - 09:14

Shkruan: ANALISTI - Agim Bajrami

Kosova, nuk do të duhej ti zhvilloj bisedimet përmes ndërmjetësit, të Borellit dhe Lajçakut ,të cilët e mbajnë anën e pretendimeve të palës serbe, për ndarjen e Kosovës, përmes formimit të "republikës srpska"në veri të Kosovës.

- Bisedimet do të duhej të pezullohen, edhe përderisa, BE-ja t'i tërheq sanksionet e aplikuara ndaj Kosovës ,kur apriori vërehet, se Kosovës i bëhet presioni për pranimin e kërkesave të Serbisë për ndarjen e Kosovës përmes formimit të " Asociacionit serb", dhe ku Serbia përmes këtij Asociacioni, do të shpërblehej, me përfitimin në pasurit(asetet) nëntokësore, ujërat-liqeni i Ujmanit (Gazivodës) dhe se qëllimi i Serbisë ,është lakmia e përfitimit në asetet e Kosovës ,e jo në demagogjinë serbe, kinse në angazhimin e mbrojtjes së të drejtave të 30 mijë pleqve kosovarë të etnisë serbe, të cilët janë të avancuar me të drejtat e pakicave kombëtare të pa krahasueshëm me pakicat tjera të shteteve në botë.

Serbisë,do të duhej ti kërkohej nga ndërmjetësit e BE ,të avancoj me angazhime konkrete, në te drejtat kombëtare të shqiptarëve të Luginës së Preshevës, Bujanovcit dhe Medvegjës ,duke u mundësuar atyre, në autonominë e territoriale, politike,ekonomike ,arsimore e kulturore, sikur edhe të drejtat e boshnjakëve,të drejtat e kroatëve,rumunëve,hungarezëve. - Pezullimi i bisedimeve me Serbinë,do të duhej të bëhej deri në përmbushjen e realizimit të kërkesave, nga ana e Serbisë,në avancimin e të drejtave të pakicave kombëtare jo serbe në Serbi, në pajtim me kartën e lirive dhe të drejtave të pakicave kombëtare të Këshillit të Evropës. - Bashkimi Evropian do të duhej bëhej , 'garantuese' i përmbushjes së të 'drejtave të pakicave kombëtare në Serbi' ,dhe vetëm atëherë, mund mendohej me vazhdimin me bisedime, "nga pika zero" në çështjet e krahasimit, të të drejtave të pakicave kombëtare në Kosovë, duke pasur për referencë, praktikat më të avancuara të shteteve demokratike, të cilat i kanë të funksionalizuara, të drejtave e pakicave kombëtare, brenda shteteve të tyre.

 Kosova, sipas kësaj kornize, dhe qasjes së re të bisedimeve, dhe të pa imponuar nga bashkësia ndërkombëtare përmes sanksioneve të pa merituara, nuk do të duhej të krijoj , anomali ,konfuzion, padrejtësi dhe rrethana konfliktuoze, për luftë të pashmangshme në rajon ,dhe sigurisht në drejtim të interesave e egos dominuese të Serbisë dhe Rusisë, në dëm të shtetit të Kosovës, dhe shqiptarëve, dhe me pozicionimin e qartë të Evropës, përkrah interesave hegjemoniste serbe,në dëm të shqiptarëve.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".