Salah po e luan sezonin e fundit në Anfield, Liverpooli gjen zëvendësuesin e egjiptianit në La Liga

  • S.A /
  • 20 September 2023 - 11:23
Salah po e luan sezonin e fundit në Anfield, Liverpooli gjen zëvendësuesin e egjiptianit në La Liga

Mohamed Salah duket se po kalon sezonin e tij të fundit në Anfield me fanellën e Liverpoolit, transmeton "Kosova Sot Online".

Sulmuesi egjiptian edhe gjatë afatit kalimtar veror ishte shumë pranë transferimit në Superligën e Arabisë, ku nuk munguan ofertat marramendëse në drejtim të tij. Egjiptiani nuk pritet të mbetet pa oferta edhe në të ardhmen pasi skuadrat arabe e kanë top prioritet transferimin e tij. Liverpool e di se Salah po luan sezonin e fundit dhe qysh tani kanë menduar për zëvendësuesin e sulmuesit egjiptian. The Reds janë duke tentuar transferimin e sulmuesit të talentuar spanjoll Nico Williams që ka shkëlqyer viteve të fundit me Athletic Bilbaon. 21-vjeçarit i skadon kontrata në verën e vitit 2024, derisa ka një klauzolë largimi prej 50 milionë eurove.

Liverpooli duket se nuk do ta pres verën për të rrezikuar ta humbas yllin spanjoll dhe do të tentoj transferimin e tij në janar. Gjiganti anglez do të tentoj që në janar me një ofertë prej 25-30 milionë euro të bind skuadrën spanjolle ta lë të lirë të largohet sulmuesi i talentuar. Në garë për Williams janë edhe Barcelona, Borussia Dortmund dhe Newcastle United.

(Kosova Sot Online )