Rekord i ri në “Bernabeu”, karton i verdhë pas 40 sekondash lojë

  • S.A /
  • 21 September 2023 - 10:03
Rekord i ri në “Bernabeu”, karton i verdhë pas 40 sekondash lojë

Mbrëmë është regjistruar një rekord i ri në Ligën e Kampionëve. Lucas Tousart, futbollist i Union Berlinit, ka hyrë në historinë e “Santiago Bernabeut”, një stadium që ka pritur shumë ndeshje legjendare të Champions League dhe që ka qenë dhe vazhdon të jetë shtëpia e kampionëve të mëdhenj, transmeton "Kosova Sot Online ".

Ish-mesfushori i Lyonit, tani pjesë Union Berlinit, mori një karton të verdhë pas vetëm 40 sekondash lojë për një faull ndaj Luka Modricit, duke thyer kështu rekordin e mëparshëm të Ramelow, i cili u ndëshkua pas pak më shumë se dy minutash në 1998, kur mbante veshur fanellën e Bayer Leverkusenit.

(Kosova Sot Online )