Kjo është skandaloze, marrëveshjet e ndërmjetësuara nga BE-ja me Serbinë, të pafavorshme për Kosovën

Kjo është skandaloze, marrëveshjet e ndërmjetësuara nga BE-ja me Serbinë, të  pafavorshme për Kosovën
Kjo është skandaloze, marrëveshjet e ndërmjetësuara nga BE-ja me Serbinë, të  pafavorshme për Kosovën

Dr. Hysni Aliu

  • 21 September 2023 - 07:39

Shkruan: Dr. Hysni Aliu

Unë fortësisht besoj që pa marr parasysh çmimit dhe sanksioneve të mundshme, Kosova duhet të vazhdoj me shtrirjen e sovranitetit të vetë në tërë Kosovën. Duhet të merr shembull mbikëqyrjen e kufirit të Finlandës me Rusinë, për të formuar një mbikëqyrje të tillë edhe në kufirin me Serbinë në veri. Kosova duhet ta ndaloj me ligj qarkullimin e parasë serbe në Kosovë, sepse me ato para po financohet ndarja dhe mos lojaliteti i qytetarëve serb, dhe strukturat ilegale e terroriste serbe.

-Të flasësh për marrëveshjet e ndërmjetësuara nga BE dhe Serbinë është sikur të flasësh për marrëveshjet me mashtruesit patologjik që diçka flasin e tjetër bëjnë. Gjeja kryesore që duhet ta përcakton rolin e ndërmjetësuesit është besueshmëri, dhe e dyta të qenurit i drejtë, i paanshëm dhe të ju del zot marrëveshjeve të cilat bëhen me ndërmjetësimin e tyre.

Mirëpo, para të gjitha këtyre gjërave, pala ndërmjetësuese duhet të dinë cilat janë gjërat që janë bërë e s’ mund të zhbëhen më, e si rrjedhojë pikënisja dhe orientimi i dialogut bëhet në bazë të saj.

E lexova një shkrim ku thuhej se Z. Lajçak ke thekur se në mes palëve në dialog ekziston një mosbesim i madh, dhe për mua kjo është një gjë e kuptueshme, sepse armiqtë kurrë s’besoj e as nuk do i besojnë njeri tjetrit, përndryshe nëse do kishin besim të ndërsjellët do të dialogonin pa ndërmjetësuesin e BE- së. Pra z. Lajçak, nuk duhet të merret me besimin Kosovë Serbi që është çmenduri të pritesh të jetë besim, por duhet të merret me mosbesimin që palët në dialog kanë tek ndërmjetësuesi, në këtë rast Birrel e Lajçak. Kur dikush nuk beson në ty, është e rëndësishme ta shikosh veten në pasqyrë dhe ta pyesësh, valle përse po ndodh kjo. BE e ka humbu besimin si ndërmjetësues sepse nuk ka forcë të thyej murin e hekurt të Serbisë, si rrjedhojë bagerat i ka drejtuar kah është më butë pra nga dheu i Kosovës e kryeministri Kurti, i cili në realitet ashtu siç kam thënë si njeri kurrë nuk thyhet. Unë e kam një pyetje; a do e pranonte BE një asociacion të komunave më shumicë serbe, nëse Kosova do e formonte në bazë të vendimit të gjykatës kushtetuese, ku aj asociacion do ishte një organizate joqeveritare? Çfarë masash janë duke u marr për realizimin e marrëveshjes së Brukselit dhe Ohrit të këtij viti, çka po kërkohet nga Serbia në këtë aspekt.

Si mundet të jetë ndërmjetës i besueshëm BE, kur dihet që në të kaluarën kanë premtuar e pastaj nuk i kanë mbajtur premtimet, duke filluar nga demarkacioni me Malin e Zi e që na e kërkuan me premtimin se pastaj i merrni vizat, pastaj premtime tjera për anëtarësim në KE, pastaj për pjesëmarrjen e serbëve në zgjedhjet në veri.

Si është e mundshme që në planin e BE-së sërish të flitet për integrimin e strukturave paralele serbe në institucione, derisa dihet që po ato struktura u integruan njëherë dhe ajo ishte vetëm një mashtrim kriminal i Serbisë, dhe ato u tërhoqën në momentin që gjërat nuk shkuan si donin ata. Si është e mundshme që hapat e normalizimit dhe zbatimit të udhërrëfyesit të Ohrit të organizohen nga BE në atë mënyrë që një çështje që peshon miliona kilogram( të themi kështu) vendoset e para për Kosovën, ndërsa çështja që duhet ta zbaton Serbia peshon vetëm 10 kg.

Si është e mundshme që Kosovës i kërkohej vendosja e kryetarëve të komunave nëpër baraka në veri, e në anën tjetër po këtij shteti, pra Kosovës, po i kërkohet që organet paralele serbe të shtetit serb të qëndrojnë ilegalisht në objektet e komunës së Mitrovicës e gjetiu në Kosove. Si është e mundshme që Kosovës ti kërkohet lejimi i funksionimit të jashtëligjshëm të telekomit serb, gjersa BE thirret në sundim ligji. Si është e mundshme që Kosovës nuk i lejohet implementimi i marrëveshjes për energji, gjersa konsumatorëve të vetë BE ua shkëput rrymën për një frakturë të pa paguar. Si është e mundshme që përveç që se lejojnë ushtrinë e një shteti në një pjesë të vetë, pra në veri të Kosovës, këta tani kërkojnë edhe marrjen e lejes nga ta edhe për angazhimin e njësive speciale të policisë së Kosovës, kur dihet për kriminalitetin që mbretëron në veri qe 23 vite.

A kaq shpejtë harroi NATO-ja ushtarët e vetë që para do kohe ju amputuan gjymtyrët si pasoj e bombave të hedhura po nga ata kriminel. A kaq shpejtë e harruat shkeljen e rezolutës 1244 nga Serbia dhe kidnapimin e policëve të Kosovës disa kilometra brenda territorit tonë, duke poshtëruar kështu KFOR-in që është ruajtës i kufirit të Kosovës. A ka kërkuar policia sekrete serbe e ushtria serbe leje për këtë aksion terrorist nga KFORi?

Si mendon BE ta fiton besimin e Kosovës, popullit të saj e udhëheqësve me të besueshëm të saj, siç është zoti Kurti e zonja Osmani. A beson naivisht BE sërish që duke sjell njerëz të korruptuar e të shantazhueshëm në pushtet, mundet të qoj marrëveshjet pro serbe përpara. çka ka mësuar BE-ja nga lufta e vitit 2014 në Ukrainë, dhe okupimin Krimesë nga Rusia, sepse Serbia të njëjtën po dëshiron të bënë Serbia me veriun e Kosovës. çka do bënë Serbia nëse i lejohet veriu i Kosovës për administrim, a do të bënë sikurse Rusia që ja mësyu tërë Ukrainës pas disa vitesh, gjë që qoj botën në luftë që sot po e vuajmë në të gjithë dikush më herët e dikush më parë nëpërmes taksave e çmimeve të dyfishuara. Kam edhe shumë e shumë pyetje tjera për mashtruesit, por po e përfundoj këtu, duke ju sjell në vëmendje një shkrim timin në fund të administratës tim, ku unë parashikoja” që nëse gjërat shkojnë kështu dhe Tramp fiton mandatin e dytë, lufta e tretë botërore do fillon në fund të mandati të dytë të ti” po e citoj vetveten.

Kur një njeri i vetëm, që burim informimi është mendja e vet, kur arrin ti parashikoj gjërat janë të mëdha, duhet ta kuptoni që jeni duke vepruar aq në mënyrë konfuzë sa që jeni krejt të parashikueshëm. Kjo do të thotë që nuk jeni duke bërë politik të mençur, largpamëse dhe politike që e qon Botën përpara, e kundërta po ndodhë. Me politikan si Borrel e Lajçak, kryeneç e të pa dinjitetshëm, jorealist dhe të manipulueshëm, BE nuk mundet ti del përball sfidave q ka në raport me Kinën, Indinë, e për Rusinë mos të flasim fare, sepse mos të ishte SHBA tani ushtria e kuqe do ishte të Merkeli e Makroni duke pirë kafe, në Berlin e Paris.

Unë fortësisht besoj që pa marr parasysh çmimit dhe sanksioneve të mundshme, Kosova duhet të vazhdoj me shtrirjen e sovranitetit të vetë në tërë Kosovën. Duhet të merr shembull mbikëqyrjen e kufirit të Finlandës me Rusinë, për të formuar një mbikëqyrje të tillë edhe në kufirin me Serbinë në veri. Kosova duhet ta ndaloj me ligj qarkullimin e parasë serbe në Kosovë, sepse me ato para po financohet ndarja dhe mos lojaliteti i qytetarëve serb, dhe strukturat ilegale e terroriste serbe. Duhet të implementohet marrëveshja për energji, dhe duhet të mbyllen të gjitha pikat ku funksionojnë këto struktura në mbarë Kosovën. Duhet të ngiten aktakuza edhe për ato biznese që i ndihmojnë këto struktura.

Duhet që NATOS të informohet që Kosova pas 6 muajve do të tërhiqet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi për mos kalimin e GSK- së në veri, duke ofruar në të njëjtën kohë garancione me shkrim, që ajo ushtri do përdoret vetëm për mbrojtjen e kufirit nëse NATO ja kërkon ndihem ose nëse KFOR nuk e kryen misionin e vetë për ruajtjen e kufirit me Serbinë ashtu siç nuk e bëri kur Serbia kidnapoi policët e Kosovës.

KFOR duhet të hap hetim të brendshëm për veprimin e tyre në veri, dhe besueshmërinë ose të qenurit të manipuluar ose bashkëpunues me palën e tretë të pjesëtarëve të tyre, sepse unë kurrë s’ kam mundur ta kuptoj lojën me ngrehje konopi të ushtarëve të KFOR-it gjersa kolegëve të tyre u amputoheshin këmbët, kështu vetëm njerëzit e shitur munden të veprojnë për mendimin tim. Opozita, duhet ti bënë një remont vetvetes, sepse janë bërë sikur ai termocentrali A. Në vend që të ju shërbejnë individëve dhe pushtetit të tyre të parëse, duhet të i largojnë politikat e vjetër të përlyer në tërësi, dhe në vend të tyre radhët ti mbushim me atdhetar, që munden së paku një grimcë të krahasohen me Z. Kurti e zonjën Osmani.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".