Ja cilat janë shtatë shtetet e vetme që u ndaluan të luajnë në histori të Kupës së Botës

  • S.A /
  • 22 September 2023 - 10:04
Ja cilat janë shtatë shtetet e vetme që u  ndaluan të luajnë në histori të Kupës së Botës

Vetëm shtatë shtete janë ndaluar të marrin pjesë në historinë e lojës së futbollit në Kampionatin Botëror të organizuar nga FIFA, transmeton "Kosova Sot Online".

Gjatë edicionit 2022 në Katar, Lionel Messi arriti majat e futbollit pasi frymëzoi Argjentinën drejt triumfit në Kupën e Botës.

Në atë që ishte një finale pulsuese, Argjentina dhe Franca barazuan 3-3 pas 120 minutash, me amerikano-jugorët që fituan 4-2 pas penalltive.

Por, janë shtatë shtete që në histori të futbollit janë ‘përjashtuar’ për t’u mos u lejuar të luajnë në Kupën e Botës.

Argjentina fitoi Kupën e Botës në edicionin e fundit

Gjermania dhe Japonia – Kupa e Botës 1950

Pasi edicionet e 1942 dhe 1946 të Kupës së Botës u anuluan për shkak të Luftës së Dytë Botërore, turneu u kthye në vitin 1950.

Por, Gjermania dhe Japonia nuk u lejuan të përfshiheshin për shkak të rezultatit të Luftës së Dytë Botërore.

Uruguai ishte fitues, me Brazilin të dytin, Suedinë të tretën dhe Spanja e katërta.

Afrika e Jugut – Kupa e Botës 1970-1990

Gjatë aparteidit në Afrikën e Jugut, ata u përballën me bojkotime të shumta ndërkombëtare. FIFA i kishte pezulluar në vitin 1963 dhe përfundimisht i përjashtoi në 1976.

Por, Afrika e Jugut është vendi i fundit afrikan që priti turneun, pasi ka pritur edicionin e vitit 2010.

Meksikë – Kupa e Botës 1990

Meksika u pezullua për dy vjet nga FIFA pasi futi në fushë katër lojtarë që ishin mbi kufirin e moshës.

Ngjarja ka ndodhur gjatë raundit kualifikues të turneut botëror për të rinj.

Kupa e Botës 1990 u fitua nga Gjermania Perëndimore, pasi ajo mundi Argjentinën në finale. Italia dhe Anglia përfunduan në vendin e tretë dhe të katërt.

Kili – Kupa e Botës 1994

Portieri kilian, Roberto Rojas pretendoi se ishte lënduar nga një fishekzjarrë i hedhur nga një tifoz gjatë përplasjes së vendit të tij kundër Brazilit më 1989.

Në të vërtetë, ai përdori një teh të fshehur në dorezën e tij për të prerë veten dhe si rezultat i kësaj, FIFA e ndaloi Kilin nga pjesëmarrja në turneun e vitit 1994. Rojas u ndalua përgjithmonë të luajë.

Myanmar – Kupa e Botës 2006

Myanmar u tërhoq nga një ndeshje kualifikuese për Kupën e Botës 2002 e cila ishte planifikuar të luhej në Iran.

Ata u gjobitën me 23.500 dollarë nga FIFA dhe u përjashtuan nga edicioni i vitit 2006 i turneut, i cili u mbajt në Gjermani.

Rusi – Kupa e Botës 2022

Pas pushtimit të Ukrainës, ata u dënuan nga shumë vende anembanë globit.

FIFA vendosi që skuadra ruse e futbollit të ndalohej nga pjesëmarrja në Kupën e Botës të Katarit.

(Kosova Sot Online )