Barcelona me mision të vështirë për blerjen e Felix dhe Cancelo

  • S.A /
  • 22 September 2023 - 14:20
Barcelona me mision të vështirë për blerjen e Felix dhe Cancelo

Barcelona është dukur shkëlqyese në dy ndeshjet e fundit, duke mposhtur Real Betis dhe Antwerpin me rezultat të njëjtë – 5:0. Në këto rezultati ndikimi i “Los Joaos” ka qenë dukshëm i madh, transmeton "Kosova Sot Online ".

Joao Felix duket se është ringjallur, ashtu edhe si bashkëkombësi i tij Joao Cancelo.

Të dy portugezët u bashkuan me Barcelonën në formë huazimi dhe pa përfshirjen e ndonjë opsioni blerjeje.

Barça padyshim se dëshiron që ata të vazhdojnë e formën e njëjtë, mirëpo çmimi i tyre pastaj do të rritej nga klubet përkatëse, Atletico Madrid dhe Manchester City.

Sipas “Mundo Deportivo”, tani për tani “Blaguranët” do të duhet të paguajnë 80 milionë euro për blerjen e Felixit, kurse 25 milionë tjera për Cancelon. Në total 105 milionë euro.

Duke marrë parasysh se Barcelona vuan ende nga problemet financiare dhe kufirin e pagave, klubi do ta ketë të vështirë të realizojë transferimet e reprezentuesve të Portugalisë.

Transferimi i përhershëm i tyre mund të bëhet nëse drejtori i Barcelonës, Deco, do të arrijë të kursejë ose fitojë deri në 210 milionë euro. 

 

(Kosova Sot Online )