Aksidentohet ekipi i Jakovës, lëndohen 8 futbolliste dhe trajneri

  • S.A /
  • 22 September 2023 - 14:35
Aksidentohet ekipi i Jakovës, lëndohen 8 futbolliste dhe trajneri

KFF Jakova ka pësuar një aksident trafiku të enjten mbrëma, transmeton "Kosova sot Online".

Lajmi u bë i ditur nga KF Gjakova, që i urojë shërim të shpejtë dhe rikthim në fushën e gjelbër të lënduarve.

Sipas njoftimit të klubit gjakovar, të lënduar nga ky aksident janë tetë futbolliste, si dhe trajneri Naim Kamberi.

Rinesa Spahiu, Zanfina Krasniqi, Valbona Hajdari, Valentina Hajdari, Anita Januzaj, Fatlume Kuqi dhe Laurina Hasanmetaj, janë futbollistet që morën lëndime.

Njoftimi i plotë nga klubi i Gjakovës (pa ndërhyrje):

“Pranuam lajmin per një fatkeqësi trafiku qe i ka ndodhur mbrëmë KFF Jakova ku ishin të lenduar 8 futbolliste dhe treneri Naim Kamberi.

Ne si kryesi dhe te gjithe futbollistët e te gjitha grupmoshave të klubit ju deshirojmë shërim të shpejtë dhe kthim në fushen e gjelbërt.

(Kosova Sot Online )