Broja pas rikthimit: Çfarë ndjenje e pabesueshme, faleminderit për mbështetjen!

  • S.A /
  • 25 September 2023 - 09:13
Broja pas rikthimit: Çfarë ndjenje e pabesueshme, faleminderit për mbështetjen!

Armando Broja ndihet i lumtur që u rikthye në fushën e gjatë pas një kohe të gjatë. Sulmuesi shqiptar e nisi duelin me Aston Villan nga bankina, ndërsa zbriti në fushë në minutën e 79’, duke zëvendësuar Caicedon, transmeton "Kosova Sot Online".

Në një reagim në rrjetet sociale, sulmuesi i Chelseat shprehu keqardhje për humbjen 0-1 nga ekipi i Birminghamit, ndërsa më tej i falënderoi të gjithë ata që punuan në rikthimin e tij pas lëndimit që e la jashtë fushës së blertë për një kohë të gjatë.

“Natyrisht nuk është rezultati që prisnim sot, por çfarë ndjesie e pabesueshme dhe emocionale të kthehesh në fushë pas kaq shumë muajsh jashtë. Faleminderit djema për mbështetjen dhe faleminderit të gjithëve që punuan për kthimin tim”, ka shkruar Broja në Instagram.

Pa dyshim, rikthimit të tij i është gëzuar edhe selektori i Shqipërisë, Sylvinho, i cili mund ta ftojë atë për ndeshjet e rëndësishme të Kombëtares për kualifikim në Euro 2024 në tetor dhe në nëntor. 

(Kosova Sot Online )