Real Madrid ankohet rreth ndarjes së drejtësisë në derbin ndaj Atletico Madrid

  • S.A /
  • 25 September 2023 - 09:33
Real Madrid ankohet rreth ndarjes së drejtësisë në derbin ndaj Atletico Madrid

Real Madrid përmes televizionit të tyre ‘Real Madrid TV’ kanë publikuar video me disa nga rastet që sipas tyre ishin gabime të gjyqtarit Alberoja Rojas dhe VAR-it, në humbjen 3-1 në derbin ndaj Atletico Madrid, transmeton "kosova Sot Online".

Fillimisht, madrilenët piketojnë aksionin ku u shënua goli i parë nga Atletico Madrid duke pretenduar se paraprakisht në atë aksion, gjyqtari duhej të akordonte një gjuajtje të lirë pas një ndërhyrje të shkaktuar në Jude Bellingham.

Rasti tjetër i shkëputur në videon e publikuar nga Real Madrid, është ndërhyrja e Jose Maria Gimenez tek Rodrygo, që sipas tyre duhej të ndëshkohej me karton të kuq, dhe goli i anuluar i Camavingas par pozitë jashtë loje.

Pas humbjes së parë të Real Madridit në këtë edicion të garave, që i dha fund serisë pozitive prej gjashtë ndeshjesh rresht me fitore, asnjë futbollist i tyre nuk dha deklaratë për media pas ndeshjes. Kjo nuk ishte hera e parë që Los Blancos shfrytëzojnë këtë mënyrë për të shprehur pakënaqësitë e tyre rreth ndarjes së drejtësisë, pasi që edhe më herët ata kanë shfrytëzuar këtë formë të komunikimit indirekt me La Ligan, për të bërë thirrje që niveli i referimit të përmirësohet.

Madrilenët do të rikthehen në aksion përsëri në mesjavë, ku ata do të jenë nikoqir i ekipit të sapo promovuar në ligë, Las Palmas, të mërkurën më 30 shtator, ndeshje kjo që është paraparë të luhet me fillim nga ora 19:00.

(Kosova Sot Online )