Fabrizio Romano i zbulon skuadrat që Chelsea i refuzoi për Brojën: Ai pritet të ketë rol të rëndësishëm

  • S.A /
  • 26 September 2023 - 10:12
Fabrizio Romano i zbulon skuadrat që Chelsea i refuzoi për Brojën: Ai pritet të ketë rol të rëndësishëm

Armando Broja është rikthyer nga një lëndim i rëndë që e mbajti jashtë fushave për nëntë muaj, transmeton "Kosova Sot Online".

Sulmuesi shqiptar luajti për rreth 20 minuta në humbjen e Chelseat ndaj Aston Villës me rezultat minimal 0-1 dhe ai kishte paraqitje mjaftë të mirë.

Megjithatë forma e shqiptarit pritet të vijë gradualisht, ai pritet të ketë hapësira më të mëdha në ndeshjet e ardhshme për faktin se Jackson nuk po arrin të kap formën edhe pse po luan si titullar.

Gazetari i njohur italian, Fabrizio Romano ka shkruar për reprezentuesin shqiptar, duke thënë se Chelsea ishte i vendosur ta mbante atë dhe ka zbuluar se ishin tre skuadra që donin transferimin e Brojës në verë.

“Kishte kontakte verbale nga Milani, West Hami dhe një tjetër klub gjatë kësaj vere për Brojën, por Chelsea vendosi që të mos i diskutonte këto propozime pasi ata dëshironin të besonin te Armando me bordin drejtues dhe Pochettinon në të njëjtën linjë mendimi”, ka shkruar Fabrizio Romano.

Ai tutje ka thënë se Broja pritet të ketë një rol të rëndësishëm këtë sezon te Chelsea.

“Ne kemi parë Armando Brojën të kthehet në skuadër pas dëmtimit dhe ai mund të ketë një rol të rëndësishëm për të luajtur në këtë sezon”, ka thënë Romano. 

(Kosova Sot Online )