“Heshtje” në terrenin stërvitor të Real Madridit, lojtarët fillojnë të dyshojnë në sistemin e Ancelottit

  • S.A /
  • 26 September 2023 - 11:03
“Heshtje” në terrenin stërvitor të Real Madridit, lojtarët fillojnë të dyshojnë në sistemin e Ancelottit

Menaxheri i Real Madridit, Carlo Ancelotti ka thënë se ishte i lumtur të merrte fajin për humbjen e tyre në derbi ndaj Atletico Madridit, por kritikat ndaj tij kanë qenë mjaft të rënda, transmeton "Kosova Sot Online".

Shtypi vendas e ka drejtuar me vendosmëri gishtin te Ancelotti si problemi më i madh, duke hedhur dyshime mbi ndryshimet e tij përpara ndeshjes dhe mbi organizimin e tij në përgjithësi. Raportet e fundit thonë se Ancelotti ka humbur besimin e presidentit Florentino Perez dhe ata tashmë janë duke rreshtuar zëvendësuesin e tij këtë verë.

Sipas gazetës AS, po aq shqetësuese është se të hënën atmosfera në terrenin e stërvitjes Valdebebas ishte e pazakontë, pasi dyshimet rriten për sistemin e ri ‘diamant’ të Ancelottit, i cili deri atëherë i kishte sjellë Los Blancos një rekord prej 100 për qind fitoresh.

Përveç vetë formacionit, Real Madridi vazhdon të pranojë gola të hershëm, po përpiqet të ndikoj vetëm nëse Jude Bellingham është në fushë, dhe lojtarë si Fede Valverde dhe Rodrygo Goes po luftojnë të lulëzojnë në përbërjen aktuale.

Mediumi Relevo gjithashtu e mbështet këtë informacion, duke theksuar shumë të njëjtat çështje si pikat e grindjes me sistemin e ri të Ancelottit. Përveç kësaj, ata vënë në dukje dobësitë në mbrojtje, dhe faktin se jashtë Bellingham, pjesa tjetër e sulmit ka luftuar për t’u përshtatur.

Ancelotti nuk është në ndonjë rrezik të menjëhershëm për shkarkim, kështu që ai do të ketë një shans për të provuar se sistemi i tij mund të funksionojë në ndeshjet e ardhshme, por italiani do të duhet të bëjë një rikthim nëse nuk dëshiron të rrezikoj të humbasë ndikimin në zhveshtore.

Një nga gjërat që ka funksionuar në favor të Ancelottit gjatë dy sezoneve të fundit ka qenë atmosfera e favorshme në zhveshtore, por kjo duket se është në pikëpyetje tani.

Duhet të theksohet gjithashtu se Real Madrid ka humbur vetëm një nga shtatë ndeshjet e para, duke fituar gjashtë të tjerat. Ndërsa performancat kanë qenë larg nga të qenit yjore, Los Blancos u mungojnë gjithashtu një numër titullarësh si Vinicius Junior, Eder Militao, Thibaut Courtois dhe Dani Carvajal. 

(Kosova Sot Online )