Thiago pritet të largohet nga Liverpooli në janar, e ardhmja e tij La Ligas apo Superliga arabe

  • S.A /
  • 27 September 2023 - 09:29
Thiago pritet të largohet nga Liverpooli në janar, e ardhmja e tij La Ligas apo  Superliga  arabe

Thiago Alcantara pritet të jetë largimi i parë i Liverpoolit në afatin kalimtar të janarit, transmeton "Kosova Sot Online".

Mesfushori spanjoll ende nuk ka luajtur këtë edicion pasi është i lënduar. Rikthimi i tij nuk dihet se kur do të ndodhë, por nuk është se Liverpooli po vuan mungesën e tij.

32-vjeçari pritet të largohet nga Afneidl në afatin kalimtar të janarit, pasi kontrata e tij skadon në verë dhe The Reds nuk duan ta humbasin pa përfituar asgjë.

Mediat e ndryshme në Angli kanë raportuar se Thiago mund të rikthehet në La Liga ku Villarreal, Sevilla e Betis kanë shfaqur interesim për të. Një kampionat që po vlerësohet nga Thiago është edhe ai i Arabisë Saudite, me Al Ahli, Al-Ettifaq dhe Al Shabbab që e duan spanjollin.

Liverpool do të kënaqej nëse do të merrte një ofertë rreth 10 milionë euro në janar për Thiagon. 

(Kosova Sot Online )