Superliga vjen sot me tri ndeshje të xhiros së shtatë

  • S.A /
  • 27 September 2023 - 09:51
Superliga vjen sot me tri ndeshje të xhiros së shtatë

Superliga e futbollit kosovar do të rikthehet këtë mesjavë me ndeshjet e xhiros së shtatë të saj, transmeton "Kosova Sot Online".

Sot do të luhen tri ndeshje, e nesër dy të tjera. Lideri Llapi do ta vizitojë sot Malishevën në ndeshjen kryesore të kësaj xhiroje.

Llapjanët do të mundohen ta ruajnë primatin edhe pas xhiros së shtatë, shkruan “Gazeta Express”.

Nga ana tjetër, Malisheva është e treta në tabelë dhe me një fitore eventuale mund ta përforcojë pozitën e tretë në tabelë. Kurse, kampioni aktual Ballkani do ta vizitojë Fushë Kosovën. Therandasit llogariten si favoritë ndaj ekipit të fundit në tabelë. Ndërkohë, Fushë Kosova do ta kërkojë fitoren e parë sezonale, krahas një barazimi dhe katër humbjeve. Edhe Gjilani do ta kërkojë fitoren sot në shtëpi për t’i ikur sadopak fundit të tabelës. Aktualisht, “Skifterat” gjenden në pozitën e parafundit në tabelë. Njëjtë si gjilanasit, edhe Liria është në kërkim të fitores së dytë sezonale. E dy ndeshje të tjera të xhiros së shtatë do të luhen nesër.

Të gjitha ndeshjet do të fillojnë në orën 15:00. 

(Kosova Sot Online )