Bayerni pritet ta testojë Barcelonën me një ofertë të madhe për Pedrin

  • S.A /
  • 27 September 2023 - 10:57
Bayerni pritet ta testojë Barcelonën me një ofertë të madhe për Pedrin

Pedri është padyshim futbollisti më i rëndësishëm i Barcelonës dhe ai ka fituar një status si lojtar i patransferueshëm. Por në futboll asgjë nuk është e pamundur dhe shpesh herë edhe lojtarët e tjerë që janë konsideruar si të patransferueshëm kanë ndryshuar skuadër, transmeton "Kosova Sot Online ".

Mesfushori i talentuar spanjoll është dëshirë e shumë klubeve të mëdha evropiane, por deri tani Barcelona i ka rezistuar ofertave.

Katalunasit janë në krizë financiare dhe Bayern Munichu po mundohet ta shfrytëzojë këtë gjë.

Barcelona është në një situatë delikate financiare dhe Bayern Munich është i gatshëm të ofrojë një shifër që varion nga 100 deri në 120 milionë euro për Pedriun.

Ky do të shënonte një transferim rekord për Bayernin, por ata besojnë se cilësia dhe potenciali i Pedriut e justifikojnë.

Pedri është bërë një nga talentet më emocionuese në futbollin evropian dhe ka dëshmuar vlerën e tij si për Barcelonën ashtu edhe për kombëtaren spanjolle. Aftësia e tij për të kontrolluar lojën në mesfushë dhe vizioni i tij janë cilësi që i kanë bërë përshtypje klubeve në mbarë botën.

Megjithatë duket e vështirë se Barcelona të heqë dorë nga ylli i tyre, edhe pse Bayerni do të tentoj për transferimin e Pedrit. 

(Kosova Sot Online )