Courtois i nis ushtrimet refleksive, portieri i Realit i vendosur për t’u kthyer në super-formë

  • S.A /
  • 27 September 2023 - 11:59
Courtois i nis ushtrimet refleksive, portieri i Realit i vendosur për t’u kthyer në super-formë

Thibaut Courtois e pësoi një lëndim të rëndë javë më parë, i cili do ta lë jashtë fushës së blertë për një kohë të gjatë. Portieri belg u pa me lot në sy pasi e dinte se nuk do të mundë të luante për disa muaj, transmeton "Kosova Sot Online".

Sidoqoftë, portieri i Real Madridit i ka nisur ushtrimet e lehta dhe pa ngarkesa.

Siç shihet në një video që është bërë virale, ish-portieri i Atletico Madridit dhe i Chelseat ka nisur të ushtrojë në reflekse, me topa të futbollit dhe të tenisit, i ulur në karrige pasi për momentin ecën ende duke u mbështetur në paterica.

Më poshtë mund t’i shihni ushtrimet individuale që po i bën njëri prej portierëve më të mirë në botë

(Kosova Sot Online )