
Lexoni edhe:
Xhaka pranon se ndaj Kosovës është ndeshje e veçantë
Vedat Muriqi është mjaft i lumtur me formën që po e kalon.Sulmuesi kosovar i ka realizuar tre gola në tri ndeshjet e fundit, ndërsa ishte protagonist kundër Barcelonës duke e shënuar një gol dhe duke e bërë një asistim, transmeton "Kosova Sot Online ".
29 vjeçari është në qiellin e shtatë, ndërsa premton edhe gola të tjerë me klubin ishullor spanjoll.
Xhaka pranon se ndaj Kosovës është ndeshje e veçantëLexoni edhe:
“Jam shumë i lumtur për golin pasi unë jam sulmues dhe kjo pritet nga unë. Kur nuk shënon sigurisht se bëhesh nervoz dhe kjo ndikon në disponimin dhe formën që e ke. Me Celtan shënova, pastaj me Gironën dhe tash me Barcelonën. Besoj se do të vazhdoj me gola edhe në ndeshjet e ardhshme, në mënyrë që ta ndihmoj ekipin të grumbullojë sa më shumë pikë”, u shpreh Muriqi, i cili synon ta shpëtojë Mallorcan pa rënë nga liga në sezonin e tretë radhazi.
Mallorca po vinte nga një humbje e rëndë nga Girona dhe kishte nevojë për pikë.
Edhe pse ishte në avantazh dy herë, ekipi i piratëve nuk arriti ta ruante epërsinë dhe në fund u desh të kënaqej me një pikë.
“Luftuam dhe nuk u dorëzuam deri në fund, pasi po vinim nga një humbje e rëndë. Rezultati i ndeshjes është i drejtë edhe pse e kishim një rast shumë të mirë në fund të ndeshjes. Nëse vazhdojmë me këtë ritëm, do të marrim shumë pikë këtë edicion”, vazhdoi “Pirati”.
Në sezonin e kaluar, Muriqi i kishte realizuar 15 gola në La Liga, ndërsa në këtë edicion synon të shënojë sa më shumë për ta shpëtuar Mallorcën pa rënë nga liga.
(Kosova Sot Online )