Prishtina rikthehet në shtëpi, me Dukagjinin do të luajë në “Fadil Vokrri”

  • S.A /
  • 27 September 2023 - 13:53
Prishtina rikthehet në shtëpi, me Dukagjinin do të luajë në “Fadil Vokrri”

FC Prishtina do të rikthehet më në fund në shtëpinë e saj, transmeton "Kosova Sot Online".

Bardhekaltrit i zhvilluan ndeshjet e këtij sezoni si vendës në qendrën nacionale në Hajvali pas vendimit të Federatës së Futbollit të Kosovës për ta ruajtur fushën e stadiumit të kryeqytetit.

Madje, kishte nisur edhe një “zënkë” mes dy palëve pasi prishtinasit dëshironin të riktheheshin në folenë e tyre.

E tash ka ardhur momenti dhe klubi kryeqytetas përmes një njoftimi në faqen zyrtare në Facebook ka bërë të ditur se ndeshjen e nesërme kundër Dukagjinit, e vlefshme për xhiron e shtatë të Superligës, do ta luajë në stadiumin “Fadil Vokrri”.

(Kosova Sot Online )