Dy ndeshje zhvillohen sot në Superligën e Kosovës, vëmendja në kryeqytet

  • S.A /
  • 28 September 2023 - 08:32
Dy ndeshje zhvillohen sot në  Superligën e Kosovës, vëmendja në kryeqytet

Sot (e enjte) janë në orar për t’u zhvilluar dy ndeshjet  e fundit të javës së shtatë në Albi Mall Superligën e Kosovës, transmeton "Kosova Sot Online".

Ndeshjet e kësaj jave janë zhvilluar në mesjavë dhe me dy takimet e sotme pritet të përmbyllet me sukses kjo xhiro.

Përballja më interesante e ditës padyshim se pritet të zhvillohet në kryeqytet, ku Prishtina pret Dukagjinin.

Ky takim pritet të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” me fillim nga ora 15:00.

Në ndeshjen tjetër poashtu interesante do të luajnë në Drenas, Feronikeli ’74 me Dritën.

Kjo ndeshje është paraparë të zhvillohet gjithashtu nga ora 15:00 në stadiumin “Rexhep Rexhepi”. 

(Kosova Sot Online )