Tani Kosovës i duhen veprime të matura dhe të urta

Tani Kosovës i duhen veprime të matura dhe të urta
Tani Kosovës i duhen veprime të matura dhe të urta

Fadil Maloku

  • 27 September 2023 - 07:36

Shkruan: Sociologu- Fadil Maloku

Kujdesi i shtuar i policisë dhe sidomos ai i inteligjencës sonë mund të sigurojnë dhe garantojnë të arriturat e deritanishme, të sigurisë dhe stabiliteti të Kosovës. Përveç kësaj gjëja më e rëndësishme në krejt këtë situatë, (për mendimin tim, është hartimi i projekteve dhe identifikimi i nevojave të komunitetit serb për veriun. Në mënyrë që ngadalë por sigurt të fillon"shkurorëzimi" i tyre nga ; frika, ndikimi dhe joshja që e ka ofertua Serbia për ta në këto sy dekada.

-Tani, me që u vërtetua dhe dëshmua edhe nga Uashingtoni dhe Brukseli, se sulmi i djeshëm de facto dhe de jure, ishte sulm terrorist ndaj shtetësisë dhe sovranitetit të Kosovës, duhet ti ikim deliriumit të vetëkënaqësisë të cilin po e detektoj gjithandej, dhe të mbahemi vigjilent që të gjithë si qeveria ashtu edhe opozita, si mediet ashtu edhe shoqëria civile, etj. Kur them vigjilent, e kam fjalën tek inskenimet tjera të reja e të pritura, të cilat Serbia, i mbanë në "sirtarët" e saj djallëzor.

Dhe këtu para së gjithash mendoj, në kurthet e sajuara si Plani A (që u testua dhe promovua, përmes grupeve radikale islamiste gjatë gjithë kohës së pasluftës); Plani B (që u "promovua" pjesërisht edhe përmes ca partive politike dhe medieve sociale, që për imperativ kishin krijimin e disponimit antiamerikan në shoqëri); Plani C (që ishte kjo me grupin terorrist...), dhe Planet tjera vijuese që i bë në ndërkohë planimetria serbo-ruse (mos harroni sot Vuçiq, është takuar me ambasadori rus), për ta destabilizuar dhe kontestuar Republikën e Kosovës.

Kujdesi i shtuar i policisë dhe sidomos ai i inteligjencës sonë mund të sigurojnë dhe garantojnë të arriturat e deritanishme, të sigurisë dhe stabiliteti të Kosovës. Përveç kësaj gjëja më e rëndësishme në krejt këtë situatë, për mendimin tim, është hartimi i projekteve dhe identifikimi i nevojave të komunitetit serb për veriun. Në mënyrë që ngadalë por sigurt të fillon"shkurorëzimi" i tyre nga ; frika, ndikimi dhe joshja që e ka ofertua Serbia për ta në këto sy dekada. Them kështu, edhe për shkakun se kam bindjen që gjeneratat serbe të pasluftës, ani pse, Serbia e ka "mirëmbajtur" me pietet indoktrinimin e tyre me mite e me benefitet tjera materiale, kanë shumë më pak dyshime, stereotipe e paragjykime për ne e shqiptarëve të Kosovës.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".