Përparim Rama e prezanton tribunën e re në stadiumin e Flamurtarit

  • S.A /
  • 28 September 2023 - 12:55
Përparim Rama e prezanton tribunën e re në stadiumin e Flamurtarit

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama e ka prezantuar pamjen e re të tribunave në stadiumin e Flamurtarit në Prishtinë, transmeton "Kosova Sot Online".

I pari i kryeqytetit njoftoi përmes faqes së tij në rrjetet sociale se stadiumi do t’i ketë 1500 ulëse të reja për tifozët falë investimeve që është duke i bërë Komuna përmes drejtorisë për sport, të udhëhequr nga Granit Rugova. Ky i fundit është treguar mjaft aktiv në mandatin e tij me renovimin dhe ndërtimin e fushave të ndryshme sportive në Prishtinë. 

(Kosova Sot Online )