Atletico Madrid fiton pastër ndaj Osasunas, ngjitet në tabelë

  • S.A /
  • 29 September 2023 - 08:19
Atletico Madrid fiton pastër ndaj Osasunas, ngjitet në tabelë

Atletico Madrid ka shënuar fitore me rezultat 0:2 në udhëtim ndaj Osasunas, në kuadër të javës së shtatë në La Liga. Antoine Griezmann kaloi mysafirët në epërsi pas 20 minutave lojë, transmeton "Kosova Sot Online".

Epërsia u dyfishua në minutën e 81-të kur realizoi Riquelme, pas asistit nga Lino.

Kjo fitore e ngjit Atletico Madridin në vendin e pestë me 13 pikë, gjashtë më pak se lideri Girona, që ka një ndeshje më shumë të luajtur. Në anën tjetër, Osasuna bie në vendin e 14-të me shtatë pikë nga po aq ndeshje.

(Kosova Sot Online )