Turpi i Romes, mposhtet thellë nga Genoa dhe përmbyset në fund të tabelës

  • S.A /
  • 29 September 2023 - 08:43
Turpi i Romes,  mposhtet thellë nga Genoa dhe përmbyset në fund të tabelës

Romakët u mposhtën në udhëtim me rezultatin 4:1, në kuadër të javës së gjashtë në Serie A, transmeton "Kosova sot Online".

Gudmundsson realizoi për epërsinë e vendasve në minutën e pestë, para se Cristante të barazonte shifrat në të 22-tën.

Retegui riktheu epërsinë e Genoas në minutën e 45-të të ndeshjes. Thorsby realizoi për 3:1 në minutën e 74-të, kurse Messias vulosi fitoren e vendasve në minutën e 81-të. Me këtë fitore, Genoa ngritët në pozitën e 11-të me shtatë pikë. Në anën tjetër, Roma fundoset në tabelë në vendin e 16-të me vetëm pesë pikë nga gjashtë ndeshje.

(Kosova Sot Online )