Chelsea e vendos në shitje Cucurellan, Real Madridi i interesuar

  • S.A /
  • 29 September 2023 - 09:35
Chelsea e vendos në shitje Cucurellan, Real Madridi i interesuar

Chelsea e ka vendosur në shitje futbollistin Marc Cucurella, transmeton "Kosova sot Online".

Sipas ESPN, Blutë e Londrës do të shqyrtojnë ofertat për të para një transferimi potencial në janar.

Sipas këtij mediumi, Real Madridi është i interesuar të nënshkruajë me Cucurellan në formë huazimi.

Chelsea e ka nisur sërish keq sezonin dhe gjendet shumë poshtë në tabelë, teksa nuk po arrin assesi të këndellet.

(Kosova Sot Online )