Trepça-Sigal Prishtina, derbi i javës së dytë në basketboll

  • S.A /
  • 29 September 2023 - 11:45
Trepça-Sigal Prishtina, derbi i javës së dytë në basketboll

Këtë fundjavë do të zhvillohet xhiroja e dytë në Superligën e Kosovës në basketboll. Dueli kryesor pa dyshim se do të jetë ai mes Trepçës dhe Prishtinës që zhvillohet në palestrën “Minatori” në Mitrovicë, transmeton "Kosova Sot Online".

Dy ekipet e nisën mirë sezonin me fitore në xhiron e parë.

Bashkimi do të përballet me Vëllaznimin. Bashkimi pas fitores së madhe në xhiron e parë ndaj Yllit, do të kërkojë të vazhdojë këtë seri edhe ndaj gjakovarëve.

Duelet tjera janë: Proton Cable-Peja dhe Ylli-Istogu.

(Kosova Sot Online )