Barcelona pranë rinovimit të kontratës së De Jong

  • S.A /
  • 30 September 2023 - 14:21
Barcelona pranë rinovimit të kontratës së De Jong

Barcelona është afër rinovimit të kontratës së Frenkie de Jong, transmeton "Kosova Sot Online ".

Fichajes raporton se katalonasit janë në fazën e fundit të negociatave dhe presin ta “blindojnë” mesfushorin holandez.

De Jong ishte pranë largimit disa herë nga Barcelona.

Vet ekipi spanjoll dëshironte ta largonte, pasi që do t’i sillte një shumë të madhe parash.

Megjithatë, forma e tij fantastike ka bërë që ai të qëndrojë dhe tani është shtylla kryesore e mesfushës katalonase.

(Kosova Sot Online )