Atletico Madrid ka fituar ndaj Cadizit me përmbysje të madhe

  • S.A /
  • 02 October 2023 - 08:32
Atletico Madrid ka fituar  ndaj Cadizit me përmbysje të madhe

Atletico Madrid ka shënuar fitore me përmbysje të madhe rezultati ndaj Cadizit, transmeton "Kosova Sot Online".

Ekipi i drejtuar nga Diego Simeone ishte duke humbur 0:2, ndërsa u rikthye ta fitonte 3:2 ndeshjen, në kuadër të javës së tetë në La Liga.

‘Topat nuk janë më si 30 vite më parë’/ Shpjegimi i Allegrit pasi Juventusi nuk i shënoi Atalantës.

Lucas Pires kaloi mysafirët në epërsi në minutën e 12-të, kurse Marti u përkujdes për epërsinë e dyfishtë të Cadizit.

Correa ngushtoi epërsinë në minutën e 32-të, kurse në pjesën e dytë ndodhi rikthimi i madh.

Ishte Molina i cili barazoi fillimisht shifrat në minutën e 46-të të takimit, shkruan Gazeta Express.

Kurse, Correa shënoi golin e dytë personal dhe të tretin të Atleticos sonte për ta siguruar një fitore madhështore.

Me këtë triumf, Atletico tani shkon në kuotën e 16 pikëve në vendin e katërt, pesë më pak se lideri Real Madridi, por me një ndeshje më pak të luajtur.

Në anën tjetër, Cadiz mbetet në vendin e 12-të me nëntë pikë gjithsej. 

(Kosova Sot Online )