Xhaka flet për dallimin mes Arsenalit dhe Leverkusenit

  • S.A /
  • 02 October 2023 - 12:40
Xhaka flet për dallimin mes Arsenalit dhe Leverkusenit

Granit Xhaka ka folur për dallimin mes Arsenalit dhe Bayer Leverkusenit, transmeton "Kosova Sot Online".

Ylli kosovar u largua nga Londra gjatë verës që shkoi për t’u rikthyer në Bundesligë, ku kishte luajtur më herët me Borussia Monchengladbachut. 

Ish-futbollisti i Baselit thotë se në Gjermani ka më pak presion dhe se mund të punojë i qetë.

“Koha ime në Arsenal kishte marrë fund, kështu që vendosa të largohesha. Në Leverkusen mund të punosh në paqe”, deklaroi përfaqësuesi zviceran për “NZZ”.

“Këtu nuk ka kaos, klubet tjera janë më shumë të fokusuara. Në Arsenal presioni ishte ndryshe. Por, ne kemi ambicie të mëdha dhe e kemi një potencial enorm në ekip”, vazhdoi Xhaka.

(Kosova Sot Online )