Lojtari serb heq dorë edhe nga Botërori vetëm për të mos u përballur me garuesin kosovar: “Kosova është Serbi dhe do të jetë gjithmonë”

  • S.A /
  • 03 October 2023 - 08:57
Lojtari serb heq dorë edhe nga Botërori vetëm për të mos u përballur me garuesin kosovar: “Kosova është Serbi dhe do të jetë gjithmonë”

Marko Roksic ka mbetur pa marrë pjesë në Kupën e Botës në e Football sepse nuk ka dashur të ballafaqohet me garuesit kosovar, transmeton "Kosova Sot Online".

Pra, lojtari serb, njëri prej më të mirëve në Evropë, e mori këtë vendim për t’iu shmangur përballjes me një garues nga Kosova sepse ai e konteston njësoj sikur politika, shtetin e pa varur të Kosovës.

Në fakt, Roksic ishte në grup të njëjtë me lojtarin e Kosovës, Genc Shala, ndaj së cilit nuk ka dashur të luante online në këtë video-lojë.

Ndonëse i kishte pesë fitore dhe ishte pranë kualifikimit në Botërorin që do të mbahet në Riad të Arabisë Saudite, garuesi serb vendosi të tërhiqej duke e humbur mundësinë të shkojë në Botëror dhe me këtë rast e lajmëroi edhe pensionimin e tij nga eFootball.

Roksic në njoftimin e tij është shprehur se nuk deshi të bëhej lojtari i parë nga Serbia që luan kundër Kosovës, të cilën e ka vlerësuar si pjesë të shtetit të tij.

“Pasi u mendova për një kohë të gjatë, vendosa të mos luaj. Askush nga Serbia nuk ka luajtur një lojë si kjo kundër Kosovës, kështu që nuk do të doja të isha i pari. Mbeta pa kualifikim direkt në Riad për Botëror. Do të thosha gjithfarë gjërash, por më mirë të hesht”, ka shkruar lojtari serb në “Twitter”.

“Pas dy vitesh në të cilat kam qenë në çdo garë në Evropë, e kam marrë vendimin për t’u pensionuar. Më kanë vendosur në të njëjtin grup me Kosovën, e cila është pjesë e Serbisë dhe do të jetë gjithmonë”, vazhdoi Roksic. 

(Kosova Sot Online )