Çekia e publikon listën e lojtarëve për ndeshjen vendimtare me Shqipërinë

  • S.A /
  • 03 October 2023 - 12:00
Çekia e publikon listën e lojtarëve për ndeshjen vendimtare me Shqipërinë

Selektori i Kombëtares së Republikës Çeke, Jaroslav Silhavy e ka publikuar sot listën e futbollistëve të ftuar për ndeshjen vendimtare për kualifikim në Euro 2024 kundër Shqipërisë, transmeton "Kosova sot Online".

Kuqezinjtë do të përballen me çekët në natën e 12 tetorit në “Air Albania”, në atë që konsiderohet si një finale për të dyja Kombëtaret.

Në listën e çekëve bie në sy mungesa e madhe e yllit të tyre të sulmit, Patrik Schik, i cili s’ka mundur të shërohet pas lëndimit që e kishte pësuar.

Aktualisht, Shqipëria i prin Grupit E me 10 pikë, ndërsa Republika Çeke është e dyta me dy pikë më pak, por me një ndeshje më pak të zhvilluar.

Krahas Shqipërisë, Çekia do të luajë edhe me Ishujt Faro në këtë muaj.

Më poshtë mund ta shihni listën e Kombëtares çeke. 

Image

(Kosova Sot Online )