Humbja e Dinamos në Zagreb nga Ballkani mund të jetë fatale, rrezikon të shkarkohet trajneri

  • S.A /
  • 06 October 2023 - 08:54
Humbja e Dinamos në Zagreb nga Ballkani mund të jetë fatale, rrezikon të shkarkohet trajneri

Ballkani ka shënuar një fitore tejet të rëndësishme ndaj Dinamos së Zagrebit , transmeton "Kosova Sot Online".

Kampioni i Kosovës në stadiumin “Fadil Vokrri” triumfoi pastër 2:0 ndaj favoritit të grupit, Dinamo Zagrebit.

E kjo humbje mund të jetë fatale për trajnerin e Dinamo Zagrebit, Sergej Jakirovic.

Ai tha se nesër do të mirret vendimi.

“As që e di nëse ishte ndeshja e fundit për mua, duhet të fle, pastaj të marr një vendim për të. Mendoj se jam edhe unë përgjegjës dhe mendoj se jap maksimumin, të gjithë veten time për këtë klub”, tha ai.

(Kosova Sot Online )