Xhaka e Shaqiri prijnë në ekipin zviceran për ndeshjet e tetorit

  • S.A /
  • 06 October 2023 - 11:39
Xhaka e Shaqiri prijnë në ekipin zviceran  për ndeshjet e tetorit

Zvicra ka publikar listën e lojtarëve të ftuar për dy ndeshjet e muajit tetor në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian, transmeton "Kosova Sot Online".

Zvicra do të ndeshet me Izraelin më 12 tetor në udhëtim, kurse tri ditë më vonë e pret Bjellorusinë në shtëpi.

Në listë figurojnë dy futbollistët nga Kosova, Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka.

Aktualisht, Zvicra është e para në grup dhe pritet të kualifikohet për Evropian.

Në grup me Zvicrën është edhe Kosova, e cila ka mbetur pothuajse pa gjasa për kualifikim tutje.

(Kosova Sot Online )