Sot grumbullohet Kombëtarja A e hendbollit të femrave

  • S.A /
  • 09 October 2023 - 09:27
Sot  grumbullohet Kombëtarja A e hendbollit të femrave

Sot e hënë,  bëhet grumbullimi i hendbollisteve të Kombëtares së Kosovës.

Grumbullimi bëhet prej orës 12:00 deri në ora 13:00 në Hotel International Prishtina, transmeton "Kosova Sot Online".

Stërvitja e parë e vajzave tona është të hënën prej orës 19:30 deri në ora 21:00 në palestrën “1 Tetori” në Prishtinë.

Të mërkurën në mëngjes është udhëtimi për në Horsens të Danimarkës, ku të enjten prej orës 21:00 është ndeshja me Danimarkën.

Ndeshja i takon xhiros së parë të kualifikimeve për Euro 2024. Menjëherë të shtunën është ndeshja Kosova – Danimarka, në Prishtinë.

Danimarka është superfuqi e hendbollit, ndërsa ndeshjet ndaj saj do të shërbejnë për rritjen e mëtejme të Kombëtares sonë.

Tashmë të grumbulluara në Prishtinë janë Kombëtaret U19 dhe U17 që javën tjetër paraqiten në IHF Trophy.

Të dy kombëtaret e reja të dielën i kanë zhvilluar stërvitjet e radhës.

(Kosova sot Online )