Ardion Pajaziti zbulon prapaskenat pasi u largua nga Kosova për Shqipërinë: Jam takuar me Sylvinhon dhe Dukën, më thanë se jam afër Kombëtares A

  • S.A /
  • 09 October 2023 - 10:05
Ardion Pajaziti zbulon prapaskenat pasi u largua nga Kosova për Shqipërinë: Jam takuar me Sylvinhon dhe Dukën, më thanë se jam afër Kombëtares A

Ne e kemi thënë prej kohësh, Adrion Pajaziti është super talenti i madh i Shqipërisë U-21 që po i vjen Kombëtares A. Ky lojtar është pjesë e të rinjve të Fulham, U-23, por mënyra sesi e kontroll topin, idetë që ka për të pasuar dhe goditjet nga distanca, janë të një kalibri tjetër, transmeton "Kosova Sot Online".

Një lojtar i tillë nuk ka sesi të kalojë pa vëmendjen e trajnerit Sylvinho.

Në një intervistë për medie, Adrion Pajaziti, dikur pjesë e Kombëtares U-21 të Kosovës, zbuloi edhe për takimin që e kishte me trajnerin brazilian dhe me presidentin e FSHF-së, Armand Duka.

“Sylvinho dhe Shqipëria A? Ta them të drejtën, e kam takuar Silvinjon, Zabaletën dhe presidentin e FSHF, Armand Duka. Ata kanë qenë në Londër para disa muajsh dhe më kanë thirrur mua dhe babanë. Jemi takuar, kemi folur së bashku. Më kanë përgëzuar dhe më kanë thënë që vetëm të punojë pasi nuk jam larg kalimit te Kombëtarja A. Tani duhet që të fillojë të luajë në futbollin profesionist, jo te moshat dhe më pas do të vijë momenti im. E di që nuk do të jetë e vështirë që të luajë mirë te Shqipëria A pasi kur luan me lojtarët e nivelit të lartë është e thjeshtë, kemi lojtarë cilësorë, për shëmbull Asllani ishte në finalen e Champions League. Kur ke lojtarë të këtij kalibri ata dinë çdo detaj, të japin topin në këmbën e mirë dhe në kohën e duhur”, tha Pajaziti.

(Kosova Sot Online )