Ja cili është futbollisti izraelit që u vra nga sulmet e Hamasit

  • S.A /
  • 10 October 2023 - 08:39
Ja cili është futbollisti izraelit që u vra nga sulmet e Hamasit

Ish-futbollisti i Maccabi Tel Aviv, Lior Asulin rezulton në mesin e sulmeve të Hamasit të ndërmarra të shtunën në mëngjes në festivalin muzikor, Supernova. Ishte 43 vjeç dhe e kishte ditëlindjen vetëm një ditë më herët, transmeton "Kosova Sot Online ".

Mijëra njerëz, izraelitë dhe palestinezë janë vrarë që kur nisi konflikti mes dy vendeve pas sulmeve me raketa dhe me këmbësori nga ana e organizatës Hamas.

Si rezultat i situatës delikate kampionatet e futbollit janë pezulluar, njëjtë si përballjet e Kombëtares izraelite.

Disa lojtarë të huaj kanë vendosur të largohen nga ky shtet për një kohë.

Në situatën aktuale, shumë linja ajrore i kanë suspenduar udhëtimet për në Izrael dhe prej tij. 

(Kosova Sot Online )