Ky është gjyqtari holandez i deleguar për ndeshjen Shqipëri – Çeki

  • 10 October 2023 - 09:04
Ky është gjyqtari holandez i  deleguar  për ndeshjen Shqipëri – Çeki

Kombëtarja e Shqipërisë do të zhvillojë këtë javë një prej ndeshjeve më të rëndësishme, ndaj Republikës Çeke, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian “Euro 2024”, transmeton "Kosova Sot Online ".

Ndeshja do të zhvillohet të enjten, në stadiumin “Air Albania”, me fillim prej orës 20:45.

Shqipëria prin në Grupin E me 10 pikë, dy më shumë se Çekia që renditet e dyta, por ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

Gjithsesi, një fitore e “Kuqezinjve” do t’i afronte ata edhe më shumë drejt kualifikimit në “Euro 2024”.

UEFA ka caktuar gjyqtarin e njohur holandez, Danny Makkelie, për të ndarë drejtësinë në këtë sfidë.

Ndihmësit e tij do të jenë Hessel Steegstra dhe Jan de Vries.

Alex Bos është caktuar për në rolin e gjyqtarit të katërt.

Image

(Kosova Sot Online )