Barcelona në telashe serioze me arabët, po tentojnë sërish transferimin e Lionel Messit

  • S.A /
  • 10 October 2023 - 10:04
Barcelona në telashe serioze me  arabët,  po tentojnë sërish transferimin e Lionel Messit

Barcelona po shpreson ta marrë Lionel Messin si huazim në afatin kalimtar të janarit nga Inter Miami. Megjithatë gjiganti katalunas ka vështirësi financiare për ta realizuar këtë dëshirë dhe arabët janë të gatshëm të përfitojnë, transmeton "Kosova Sot Online ".

Përkundër se Messi gjatë verës refuzoi një ofertë të majme prej 400 milionë euro në sezon nga Al-Hilal, klubet arabe vazhdojnë të ëndërrojnë ta kënë Messin në radhët e veta.

Gazetari i Sky Sport, Rudy Galetti ka raportuar se Fondi i Investimeve Publike në Arabinë Saudite është i gatshëm t’i plotësojë Messit çdo dëshirë që ta kenë në qoftë si huazim të vetëm gjeniun argjentinas në kampionatin e tyre.

MLS do të përfundojë së shpejti dhe Inter Miami pasi nuk ka arritur të siguroj pjesëmarrjen në ‘Play-Off’, Messi do të jetë i lirë deri në muajin mars.

Kësisoj klubet e interesuara për shtatë herë fituesin e Topit të Artë po mendojnë ta bindin atë për ta marrë si huazim gjashtë mujor.

Lexo po ashtuKushti kryesor për rikthimin e Messit te Barcelona është plotësuar, tani i takon atij të vendos

Barcelona mbetet favoriti kryesor, por në garë është edhe skuadra argjentinas Newell’s Old Boys.

Gjithsesi si gjiganti katalunas ashtu edhe ai argjentinas duhet të kenë kujdes, pasi arabët janë duke bërë të pamundurën ta kenë në kampionatin e tyre edhe Messin pasi kanë nënshkruar me Cristiano Ronaldon.

(Kosova Sot Online )