Trajneri i Çekisë i trembet Shqipërisë: Mundën favoritin, nuk do të jetë e lehtë përpara asaj tifozerie

  • S.A /
  • 11 October 2023 - 09:49
 Trajneri i Çekisë i trembet Shqipërisë: Mundën favoritin, nuk do të jetë e lehtë përpara asaj tifozerie

Shqipëria pret Republikën Çeke mbrëmjen e 12 tetorit në “Air Albania” në atë që mund të cilësohet edhe si ndeshja më e rëndësishme e grupit E. Trajneri i çekëve është i vetëdijshëm për rëndësinë dhe vështirësinë e këtij dueli. Silhavy ka thënë për “Sport.ceskatelevize.cz”, se nuk do të jetë e lehtë përpara tifozerisë shqiptare, transmeton "Kosova Sot Online".

Ai shton se Shqipëria nuk ishte një fuqi e madhe e futbollit, ka në përbërje lojtarë nga Serie A dhe elitat e futbollit europian.

“Ndeshja me Shqipërinë ishte shumë e keqe. Prisnim të kishim dy pikë më tepër, por tani e kemi situatën edhe më keq. Mendoj se ata do të luajnë njëjtë si këtu. Polonia luajti me ta atje dhe humbi. Ata ia dolën të mundnin favoritin dhe nuk do të jetë e lehtë përpara atij publiku. Ne e përkeqësuam edhe më shumë. Shqipëria nuk ishte një nga fuqitë e mëdha të futbollit, por nëse i hedhim një sy skuadrës së tyre, ka shumë lojtarë nga Seria A italiane dhe nga kompeticionet europiane. Shtoji këtu edhe tifozerinë fanatike në korridore”, ka thënë Jaroslav Silhavy.

(Kosova Sot Online )