Prishtina rikthehet në Ligën Ballkanike

  • S.A /
  • 11 October 2023 - 16:32
Prishtina rikthehet në Ligën Ballkanike

Sigal Prishtina ka bërë kërkesë zyrtare për t’u rikthyer në Ligën Ballkanike për sezonin 2023/24. Bardhekaltrit e kishin fituar këtë ligë dy herë, në vitet 2015 e 2016, transmeton "Kosova Sot Online".

Herën e fundit, prishtinasit ishin pjesë e Delasport Balkan League dy sezone më parë, kur kishin arritur deri në çerekfinale.

Kryeqytetasit e kanë nisur sezonin e ri në Superligë me dy fitore dhe një humbje. Ndërkohë, Liga Ballkanike i ka uruar mirëseardhje Sigal Prishtinës, e cila synon ta vazhdojë suksesin në këtë ligë. 

(Kosova Sot Online )