Ky është arbitri që do ta ndajë drejtësinë në Shqipëri – Çeki

  • S.A /
  • 12 October 2023 - 10:12
Ky është arbitri që do ta ndajë drejtësinë në Shqipëri – Çeki

Shqipëria synon sot suksesin e radhës në grupin E të eliminatoreve të Euro 2024. Në “Air Albania” zbarkon Çekia, një nga rivalët direkt të kombëtares kuqezi për të mbërritur në Gjermani verën e ardhshme.

UEFA ka përzgjedhur një arbitër holandez për gjykimin e kësaj “finaleje”. Ai është Danny Makkelie, i cili mban stemën e FIFA-s prej vitit 2011. Kjo nuk është hera e parë që Makkelie vjen në Shqipëri për të drejtuar një ndeshje të Kombëtares.

43-vjeçari ishte kryesori i përballjes Shqipëri-Hungari (1-0), sfidë e eliminatoreve të Botërorit Katar 2022. Që u zhvillua në “Elbasan Arena” në shtatorin e vitit 2021.

Përballje gjatë së cilës kryesoi tulipan nxirrte 4 herë kartonin e verdhë. Duke ndëshkuar Gjasulën, Çekiçin dhe Brojën për skuadrën tonë, dhe Orban për hungarezët.

Makkelie, i cili në profesionin e tij të parë është inspektor policie, gjykon prej vitesh në nivelet më të larta në futbollin ndërkombëtar. Ai ka drejtuar ndeshje të rëndësishme në Champions League, si dhe finalen e Europa League mes Interit dhe Sevillas (2020).

Teksa ka eksperiencë edhe në Europiane dhe Kupa Bote. Ndihmës të tij në këtë duel delikat do të jenë Hesel Stegstra dhe Jan De Vries, ndërsa gjyqtari i katërt është Aleks Bos. Të gjithë nga Holanda.

(Kosova Sot Online )