Publikohet formacioni i mundshëm i Kosovës ndaj Andorrës – Gliha i ‘detyruar’ për ndryshime

  • S.A /
  • 12 October 2023 - 11:06
Publikohet formacioni i mundshëm i Kosovës ndaj Andorrës – Gliha i ‘detyruar’ për ndryshime

Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës, Primoz Gliha do t’i bëjë disa ndryshime në formacion e Dardanëve ndaj Andorrës, pas mungesave të shumta, transmeton "Kosova sot Online".

Përfaqësuesja e Kosovës luan sot (e enjte) në udhëtim te Andorra në kuadër të ndeshjes kualifikuese për Euro 2024, të vlefshme për Grupin I.

Dardanët do të luajnë ndaj Andorrës në ndeshjen që pritet të zhvillohet në “Estadi Nacional” me fillim nga ora 20:45.

Ekipi i përzgjedhësit Glihas vjen në këtë ndeshje me disa mungesa të rëndësishme, por synon fitoren e parë në këto kualifikuese. 

Amir Rrahmani, Vedat Muriqi, Edon Zhegrova dhe Leart Paqarada janë mungesat e mëdha të Kosovës në këtë takim.

Megjithatë, slloveni Gliha nuk ka shumë kokëdhimje sa i përket zgjedhjeve për 11-shen titullare ndaj Andorrës.

Media  mëson se Gliha do t’i mbetet besnik skemës së tij “4-4-2”, ndërsa fanellën e titullarit do ta marrin për herë të parë mbrojtësi Kreshnik Hajrizi dhe sulmuesi Albion Rrahmani.

Në portë do të jetë i përhershmi Arijanet Muric, ndërsa në mbrojtje përveç Hajrizit do të luajnë edhe Mërgim Vojvoda, Fidan Aliti dhe Florent Hadergjonaj.

Në mesfushë, dyshja qendrore do të jenë Betim Fazliji dhe Florian Loshaj, ndërsa mesfushorë të krahut me tipare sulmuese do të jenë Florent Muslija dhe Elbasan Rashani. Partner i Rrahmanit në vijën e sulmit do të jetë Milot Rashica. Formacioni i mundshëm i Kosovës. Kosova (4-4-2): Muric; Vojvoda, Hajrizi, Aliti, Hadergjonaj; Muslija, Fazliji, Loshaj, Bytyqi; Rashica, Rrahmani.

(Kosova Sot Online )