Stadiumi shqiptar mbushet me plisa në të gjitha ulëset, kjo është dhurata që do ta gjejnë të gjithë tifozët sonte në “Air Albania”

  • S.A /
  • 12 October 2023 - 11:37
Stadiumi shqiptar mbushet me plisa në të gjitha ulëset, kjo është dhurata që do ta gjejnë të gjithë tifozët sonte  në “Air Albania”

Shqipëria do të luajë mbrëmjen e nesërmë kundër Republikës Çeke, duke nisur nga ora 20:45, transmeton "Kosova Sot Online".

Stadiumi do të jetë i stërmbushur, teksa janë shitur të gjitha biletat që ishin në dispozicion. Tifozët këtë herë do të kenë një dhuratë të veçantë në ulëset e “Air Albania”-s.

Në çdo ulëse do të gjendet një plis, duke krijuar kështu një dekor më tërheqës në shkallët e stadiumit. “DigitAlb”-i ka siguruar që në “Air Albania” të gjenden plot 22 mijë qeleshe, në mënyrë që koreografia e tifozerisë në përballjen e rëndësishme kundër Çekisë të jetë sa më e kuruar.

(Kosova Sot Online )