“Bjeri, bjeri”, reagimi i tifozëve para se Asani të shënonte nga distanca

  • S.A /
  • 13 October 2023 - 10:11
“Bjeri, bjeri”, reagimi i tifozëve para se Asani të shënonte nga distanca

Shqipëria shkëlqeu edhe njëherë tjetër në kualifikimet për Kampionatin Evropian.

Kuqezinjtë triumfuan 3:0 në shtëpi ndaj Republikës Çeke, duke e “blinduar” pozitën e parë në renditjen tabelare, transmeton "Kosova Sot Online ".

E goli i parë u shënua nga Jasir Asani dhe si çdoherë, ishte spektakolar.

Asani sërish realizoi nga distanca dhe do të jetë sërish pretendent për golin e xhiros.

Një video e bërë nga tifozët e pranishëm në stadiumin “Air Albania” e ka zënë momentin e golit të Jasir Asanit.

Para se të shënonte dëgjohen tifozët duke bërtitur: Bjeri, bjeri!

https://www.tiktok.com/@sergiovrapi/video/7289207204886875425?is_from_webapp=1&sender_device=pc

(Kosova Sot Online )