“Pritna Berlin”, “Gjermani, Shqiponjat po vijnë”, postimet e yjeve të Kombëtares

  • S.A /
  • 13 October 2023 - 14:53
“Pritna Berlin”, “Gjermani, Shqiponjat po vijnë”, postimet e yjeve të Kombëtares

Kombëtarja shqiptare e regjistroi mbrëmë një fitore të madhe ndaj Republikës Çeke, e cila i ka afruar Kuqezinjtë me kualifikim në Euro 2024. Shqipëria fitoi 3:0 falë dy golave të Taulant Seferit dhe një të Jasir Asanit, transmeton "Kosova Sot Online".

E pas lojës, disa prej futbollistëve të Kombëtares kanë bërë postime në rrjetet sociale, duke e shprehur gëzimin e tyre për këtë fitore të madhe, ndërsa nuk e kanë fshehur ëndrrën për të qenë pjesë e Evropianit 2024, i cili do të mbahet në Gjermani vitin tjetër. “Pritna Berlin, “Gjermani, Shqiponjat po vijnë”, ishin disa nga postimet e futbollistëve kuqezi.

(Kosova Sot Online )