Vinicius paralajmëron bashkim në ekip me Kylian Mbappen

  • S.A /
  • 14 October 2023 - 11:38
Vinicius paralajmëron  bashkim në ekip me   Kylian Mbappen

Në një intervistë të fundit për “France Football”, Vinicius Junior foli për mundësinë e të luajturit me Kylian Mbappen. Ylli francez vazhdon të jetë i lidhur ende me një kalim te Real Madridi, megjithëse vazhdon të jetë pjesë e Paris Saint-Germainit, transmeton "Kosova Sot Online".

Kontrata e Mbappes skadon në verën e ardhshme dhe ai mund t’i bashkohet gjigantit spanjoll si lojtar i lirë sezonin tjetër.

Vinicius  u pyet në lidhje me mundësinë për të luajtur me 24-vjeçarin.

Sulmuesi brazilian e vlerësoi lartë Mbappen, duke thënë se ai ndoshta është edhe lojtari më i mirë në botë.

“Të gjithë duan të luajnë me Kylian këtu. Shpresoj që një ditë të ndodhë, ai është një nga lojtarët më të mirë, ndoshta më i miri”, deklaroi 23-vjeçari.

(Kosova Sot Online )