Sancho harron përplasjen me Man United, dëfrehet në një klub nate me djalin e Mike Tyson

  • S.A /
  • 14 October 2023 - 12:00
Sancho harron përplasjen me Man United, dëfrehet në një klub nate me djalin e Mike Tyson

Sulmuesi anglez Jadon Sancho siç duket ka harruar përplasjen e tij me Manchester United dhe është parë nën shoqërimin e djalit të ish-boksierit Mike Tyson në një klub nate në Londër, transmeton "Kosova Sot Online".

Sancho u transferua tek Manchester United në vitin 2021, por tani ka rënë në konflikt me trajnerin Erik ten Hag.

Një person i pranishëm në mbrëmjen ku u pa Sancho tha: “Nuk do ta kishit menduar kurrë se Jadon po kalon momente të vështira në karrierën e tij. Ai kishte një buzëqeshje në fytyrë gjatë gjithë natës”.

Një tjetër tha: “Jadon dhe Amir po kalonin kohë të mirë së bashku. Një dyshe që nuk e kemi paramenduar kurrë t’i shohim ndonjëherë së bashku”.

Ylli i Manchester United është dëbuar nga Ten Hag që nga humbja 3-1 e “Djajve të Kuq” ndaj Arsenalit më 3 shtator dhe që atëherë nuk ka qenë prezent as në seancat stërvitore të klubit, madje ishte ndaluar që të përdorte edhe ambientet e brendshme të klubit për nevojat e tij. Arsyeja kryesore pse çoi deri në ‘krisjen’ e raporteve mes dy palëve mendohet të jetë mosangazhimi i Sanchos në seancat stërvitore.

(Kosova Sot Online )